Se Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB është vendi i kampionëve tashmë është dëshmuar disa herë. Janë të shumtë sportistë me famë vendore e ndërkombëtare që kanë diplomuar apo janë duke ndjekur studimet në këtë fakultet.
Së fundmi, pjesë e Fakultetit të Kulturës Fizike u bë edhe Muhamet Ramadani, një emër i njohur tashmë ndërkombëtarisht në arenën sportive.
Muhameti i gëzon titullin e kampionit të Evropës U-20 në hedhjen e gjyles. Ai, nga ky vit do të ndjekë studimet në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në AAB, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë dhe kushtet e ofruara nga ky program për zhvillim tutje të karrierës së tij profesionale.