Qendra për Karrierë organizon ligjëratën “Karriera në epokën e AI:New Media” me Valon Canhasin

9 Dhjetor 2025

Qendra për Karrierë në Kolegjin AAB me 10 dhjetor nga 11:15, në Teatrin Kamertal do zhvilloj ligjëratë me të ftuar Valon Canhasin, përfaqësues të kompanisë “Hallakate”, njëherazi njohës i fushës së mediave digjitale dhe inovacionit.

Tema e ligjëratës do jetë “Karriera në epokën e AI: New Media”, e cila do sjell perspektiva rreth ndikimit të inteligjencës artificiale në tregun e punës, transformin e mediave dhe mundësitë e reja për profesionistët e komunikimit.

Aktiviteti iu dedikohet studentëve të Fakultetit të Komunikimit Masiv, por është i hapur për të gjithë studentët e interesuar nga fushat e tjera të studimit.

Share: