Katër profesorët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB certifikohen me sukses si trajnerë në MicroBusiness Game

30 Prill 2024

Pas trajnimit pesëditor për trajner (ToT) të udhëhequr nga mastertrajnerë ndërkombëtar me organizim të “German Sparkassenstiftung for International Cooperation” nga Gjermania, profesorët nga Kolegji AAB Adelina Gashi, Fidan Qerimi, Etleva Namligjiu, dhe Xhavit Islami u certifikuan si trajner për “Micro Business Game”.

“Micro Business Game” është një program trajnimi shumë interaktiv për të gjithë ata që duan të mësojnë në praktikë se si mund të përmirësohet suksesi dhe qëndrueshmëria e bizneseve fillestare dhe të vogla.

Ky program trajnimi do të implementohet së shpejti për studentët e Kolegjit AAB nga profesorët e certifikuar.

Share: