Sot në Kolegjin AAB u mbajt ceremonia e ndarjes së Çmimit “Masar Stavileci”, në kuadër të 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit. Ky çmim i themeluar nga Kolegji AAB, për çdo vit u ndahet studentëve të cilët kanë qenë lexuesit më të rregullt në Bibliotekën Universitare AAB. Çmimi “Masar Stavileci” u themelua në vitin 2018, në nderim të rektorit të parë të Kolegjit AAB, prof.dr. Masar Stavileci.
Fitues të këtij çmimi për këtë vit janë katër studentë: Arba Pantina, Gresa Hoxha, Denusha Kadriu dhe Qëndrim Qerimi.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, drejtori i Bibliotekës Universitare AAB, Urim Sallauka përgëzoi fituesit e çmimit dhe tha se biblioteka është vendi më i rëndësishëm i Kolegjit. Ndërsa, fituesit e çmimit falenderuan Kolegjin AAB si dhe falenderues për çmimin duke thënë se tash e tutje do ta vizitojnë Bibliotekën edhe më shpesh.