Këshilli Drejtues i Kolegjit AAB merr vendime të rëndësishme

9 Janar 2016

Këshilli Drejtuesi Kolegjit AAB, nën kryesimin e Kryetarit të këtij këshilli mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën ishin prezentë pothuaj të gjithë anëtarët e tij.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u analizuan disa çështje me rëndësi për punën dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kolegjit AAB. Ajo që u theksua si shumë e rëndësishme ishte raporti i punës për vitin 2015 dhe aktivitete të planifikuara për vitin 2016.

Në raportin e përgatitur, rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. LulzimTafa, bashkë me prorektorët dhe stafin përcjellës të rektoratit, prezantuan realizimin e aktiviteteve dhe çështjeve me prioritet, që kanë pasur gjatë vitit 2015, si: implementimi i strukturës së re menaxhuese, organizimi i procesit mësimor, stafi akademik – rritja e numrit të profesorëve të rregullt, përgatitja e 25 programeve të reja studimore dhe riakreditimi i tyre, digjitalizimi i shërbimeve dhe  implementimi i portalit e- student etj. Po ashtu rektori Tafa bashkë me stafin e tij përcjellës, folën edhe për prioritetet e vitit 2016, disa nga të cilat janë: konsolidimi i personelit mësimdhënës në të gjitha fakultete,  përkrahja dhe zhvillimi i personelit akademik, fillimi i punës së Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar, rikonfigurimi i Zyrës për Zhvillimin e Karrierës, etj.. 

Pas shqyrtimit të aktiviteteve të planifikuara për vitin 2016, u dhanë edhe një sërë rekomandimesh nga anëtarët e Këshillit Drejtues për zhvillimin e mëtejmë të Kolegjit AAB.

Këshilli Drejtues është organi më i lartë drejtues i Kolegjit, ndërsa në këtë takim ishin prezentë  edhe anëtarët e rinj të emëruar së fundmi, si: prof. dr. Nedzad Korajlic, z. Fadil Vokrri, z. Adriatik Kelmendi dhe z. Shkumbin Istrefi.

Share: