Me qëllim të konkretizimit të strategjisë zhvillimore institucionale, Këshilli Drejtues i Kolegjit AAB në mbledhjen e tij të rregullt ka miratuar Planin Strategjik Zhvillimor, të propozuar nga rektorati dhe menaxhmenti i AAB-së, për pesë vjetët e ardhshëm.
Anëtarët e KD të Kolegjit AAB, këtë plan e cilësuan si një plan ambicioz, por i cili për kapacitetet me të cilat funsionon AAB do të jetë i mundshëm të realizohet, duke u bazuar në pesëvjeçarin e kaluar, nga i cili janë tejkaluar objektivat dhe caqet e synuara në planin e mëhershëm.
Nga kjo mbledhje u konkludua që grupet punuese për implementimin e strategjisë zhvillimore, të hartojnë edhe planet e veprimit për të gjitha fushat e planifikuara, ku përfshihen: ngritja e cilësisë, bashkëpunimi ndërkombëtar, rritja e fondeve të bibliotekës universitare, trajnimet e stafit, avansimi i shërbimeve për studentë, zgjerimi infrastrukturor, e çështje të tjera.