Në Qendrën e Aktiviteteve të Kolegjit AAB, studentët e Fakultetit të Administratës Publike, anëtarë të Klubit të Debatit, mbajtën prezantime për shtatë qytete të Kosovës.
Aktiviteti u realizua në shënim të Ditës Botërore të Qyteteve, ku studentët nga komuna të ndryshme të Kosovës kishin zgjedhur të promovojnë qytetet e tyre.
Qytetet të cilat u prezantuan ishin: Prishtina, Peja, Prizreni, Gjilani, Mitrovica dhe Vushtrria. Në këto prezantime shpjegohej për pozitën gjeografike, arkeologjinë, popullsinë, kulturën dhe turizmin e komunave përfaqësuese.
Dekani i Fakultetit të Administratës Publike, Prof.Ass.Dr.Petrit Bush tha se memoria e një kombi janë vlerat që ka ky komb, vlerat historike, vlerat kulturore, vlerat arkeologjike dhe vlerat turistike që përfaqësojnë vendin tonë”, duke shpjeguar rëndësinë e organizimit të sotëm.
Evente dhe organizime të tilla do mbahen në vazhdim nga Klubi i Debatit i Fakultetit të Administratës Publike.