Klubi i Ekonomistëve të Rinj mbajtën takimin e radhës në të cilin zhvilluan debat të hapur

23 Mars 2022

Klubi i Ekonomistëve të Rinj zhvilloi një debat të  hapur me studentët e Fakultetit Ekonomik, me temën nëse liderët lindin apo zhvillohen. Takimi u hap nga profesoresha Adelina Gashi, e cila fillimisht falënderoj studentët e Klubit të Ekonomistëve të Rinj për iniciativa të tilla dhe ftoj ata që të nxitin pjesëmarrjen edhe të studentëve tjerë nga fusha të tjera për të marrë pjesë në evente të tilla. Organizimin e përshëndeti edhe Dekani i Fakultetit Ekonomik, Medain Hashani, i cili inkurajoj studentët për të tilla aktivitete dhe premtoj mbështetje të pa rezervë nga menaxhmenti i fakultetit dhe i kolegjit po ashtu.

Qëllimi i këtij debati ishte që studentët të shpërfaqin aftësi të diskutimit konstruktiv, kreativ dhe argumentues duke përfshirë këtu edhe inkurajimin e studentëve në hulumtim mbi liderët më të mëdhenj që njeh historia. Pjesë e diskutimit ishin edhe studentët e vitit të dytë dhe vitit të tretë të Fakultetit Ekonomik.

Debati u përmbyll me argumente dhe kundër argumente të cilat diktuan nevojën për takime të radhës të përmasave edhe më të mëdha të përfshirjes së studentëve dhe profesorëve.

Share: