Klubi i librit i studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja mban takimin përmbyllës për vitin akademik 2024/25

23 Maj 2025

Klubi i Librit i Studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja përfundoi seancën e fundit të semestrit me një diskutim rreth romanin klasik “A Room with a View” të Edward Morgan Forster-it.

Studentët diskutan temat e pasura të librit, duke përfshirë kornizat sociale kundrejt lirisë personale, konfliktin ndërmjet pasionit dhe sjelljes së duhur, si dhe fuqinë transformuese të dashurisë dhe vetë-zbulimit.

Gjithashtu, grupi i studentëve u fokusua te kritika e Forster-it ndaj shoqërisë së asaj kohe dhe analizuan kontrastin simbolik midis energjisë së Italisë dhe kufizimeve të Anglisë. Studentët shqyrtuan gjithashtu teknikat letrare si ironia, simbolizmi dhe diskursi indirekt i lirë, të cilat thellojnë komentin emocional dhe social të romanit.

Profesorët pjesëmarrës i inkurajuan studentët që të lexojnë sa më shumë dhe të zgjerojnë horizontet e tyre nëpërmjet botës së pasur të librit.

Në fund të seancës, studentët propozuan një listë me libra për diskutimet e tyre të ardhshme për vitin tjetër akademik.

Share: