THIRRJE PËR PJESËMARRJEN E STUDENTËVE NË PROGRAMIN “KNOWLEDGE LAB”

8 Tetor 2025

Kolegji AAB, në kuadër të projektit CreaTech, të financuar nga Instituti Evropian për Teknologji dhe Inovacion (EIT HEI Initiative), fton studentët e interesuar të aplikojnë për programin Knowledge Lab, një trajnim unik që ndërthur njohuritë akademike me përvojën praktike në industrinë kulturore dhe kreative (CCI).

Programi, që do të zhvillohet nga 20 tetor deri më 20 dhjetor 2025, ofron:

Modulet e programit përfshijnë:

  1. Kuptimi dhe ideimi në industritë kulturore dhe kreative
  2. Menaxhimi i rritjes dhe qëndrueshmërisë financiare
  3. Ndërtimi i kornizës së biznesit kreativ
  4. Nga plani në veprim – zhvillimi i planit të biznesit

Trajnimi do të ofrohet në format hibrid (online & onsite), duke përfshirë punë në grup, projekte reale dhe prezantime nga profesionistë ndërkombëtarë.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit kreativ dhe të kthejnë ato në start-up të realizueshme, përmes sesioneve praktike të ideimit dhe zhvillimit të planit të biznesit. Gjatë programit, ata do të përfitojnë konsultime direkte me ekspertë ndërkombëtarë nga ekosistemi evropian i inovacionit, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre në ndërtimin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve kreative.

Në fund të programit, pjesëmarrësit do të përfitojnë:

Afati i aplikimit: 6 – 14 tetor 2025
Aplikimi: përmes formularit zyrtar në Google Forms (https://forms.gle/VSehJ9zRoPDjzpYZ6)

Për më shumë informata shikoni broshurën!

Share: