Gjatë tërë vitit akademik, Biblioteka e Kolegjit AAB ka qenë shumë e frekuentuar me studentë të të gjitha departamenteve të këtij kolegji.
Edhe tani, në kohën kur janë provimet, Biblioteka e AAB-së është e stërmbushur me studentë, të cilët po shfrytëzojnë hapësirat e bibliotekës, kompjuterët për te punuar seminaret dhe punimet e tjera, përdorimin librave dhe revistave shkencore – akademike, burimet e të cilave janë shumë të rëndësishme për përgatitjen e tyre për provime.
Stafi i Bibliotekës së Kolegjit AAB është i përkushtuar dhe i përgatitur profesionalisht që t’u ofrojë studentëve të gjitha mundësitë që ata të marrin informacionet e duhura.
“Biblioteka e Kolegjit AAB ofron kushte moderne për të gjithë studentët, duke përfshirë hapësirat që ka, literaturën akademike për te gjitha fushat e studimit, kompjuterët dhe më theks të veçantë, burimet elektronike – revistat shkencore dhe librat online. Siç mund të jeni edhe të informuar, Kolegji AAB tashmë ka të nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me kompani shumë të mëdha në botë për përdorimin e këtyre revistave akademike”, tha drejtori i Bibliotekës së Kolegjit AAB, Urim Sallauka.
Ai shton se çdo kërkesë të studentëve drejtuar bibliotekës e marrin me seriozitet dhe e përmbushin në afat rekord.