Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunim me Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës (SPDK), me qëllim të bashkëpunimit të dy institucioneve.
Sipas kësaj marrëveshje Kolegji AAB i ofron Sindikatën e Pavarur të Doganës së Kosovës (SPDK) shfrytëzimin e hapësirave pakompensim për trajnime, tryeza, aktivitete sportive, konferenca të ndryshme, për mbajtjen e ligjëratave, qasje në bibliotekë duke e përfshijë edhe bibliotekën elektronike. Po ashtu Kolegji AAB për anëtarët e SPDK-së, që i takojnë komuniteti serb dhe boshnjak, ofron studime ne gjuhen boshnjake në Fakultetin e Juridikut, dhe anëtarëve të SPDK dhe familjarëve të tyre mundësi studimi në të gjitha programet bachelor dhe master të studimit me lehtësira më të përshtatshme për ta.
Ndërsa Doganat e Kosovës do të mundësojë praktikat për studentët e Kolegjit AAB, te cilët pas përfundimit të kësaj praktike studentët pajisen me certifikatë.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në ambient e SPDK-së, nga përfaqësuesit e këtij institucioni dhe të Kolegji AAB.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënkryetar i KD-së të AAB-së, Gëzim Shabani, tha se nga kjo marrëveshje do të përfitojnë studentët tanë sipas fushave të caktuar në marrëveshje. Ndërsa kryetari i Sindikatës, Ali Vitija, tha se kjo marrëveshje do të jete në favor të pjesëtareve të SDKS, dhe familjarëve të tyre për të studiuar në AAB me ofertë speciale.