Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB është pranuar në Unionin Euroaziatik të Shkencave Sportive – ESSU, me seli në Ankara të Turqisë, e cila ka shtrirje në Ballkan, Evropë, Azi dhe në Lindjen e Mesme.
Ky anëtarësim i mundëson Kolegjit AAB të jetë pjesë e një rrjeti të gjerë të bashkëpunimeve akademike dhe shkencore, si dhe mundëson që AAB si institucioni më i madh jo publik në vend, të kontribuojë në qëllimet e ESSU-së, pasi që kjo e fundit ndër të tjera synon hapjen e rrugës për komunikim ndërinstitucional, shkëmbimin e përvoja të ndërsjellta nëpër vendet që vepron.
Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB, Fatmir Pireva, tha se anëtarësimi në këtë institucion, do të sjellë përfitime të shumta si për studentët po ashtu edhe për stafin akademik të AAB-së.
“Zhvillimi i projekteve të përbashkëta akademike dhe shkencore në sport, shkëmbimi i përvojave me të gjitha vendet anëtare, të cilat janë një numër shumë i madh nga Ballkani, Evropa, Azia dhe Lindja e Mesme, zbatimi i planit të mobilitetit për shkëmbim të studentëve, janë vetëm disa nga shumë mundësi të tjera që ka përfituar Kolegji AAB nga anëtarësimi në këtë union”, tha dekani Pireva.
Kujtojmë se misioni kryesor i ESSU-së është zhvillmi i shkencave sportive, shtrirja në sa më shumë universitete në shtetet e lartpërmendura, bashkëpunime të ndërsjellta në rritjen e aftësimit profesional të studentëve nëpër këto institucione në njërën anë si dhe stafit akademik në anën tjetër.
Kolegji AAB, tashmë është anëtar edhe i shumë organizatave dhe Asociacioneve të tjera ndërkombëtare, me të cilat ka një bashkëpunim të shkëlqyer ndërinstitucional.