Kolegji AAB, dega në Ferizaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Ferizajt në fushën e politikave sociale

19 Shkurt 2015

Ferizaj, 19 shkurt 2015–  Kolegji AAB, dega në Ferizaj ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në fushën e politikave sociale me drejtorin e Drejtorisë për  Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Ferizajt.

Sipas kësaj marrëveshjeje, AAB  do t’i ofrojë komunës bashkëpunim dhe mbështetje akademike në hartimin e projekteve sociale, projekteve hulumtuese, etj.,  ndërsa në anën tjetër komuna me kapacitetet e saja do të angazhojë një numër të studentëve për punë praktike në sektorin e mirëqenies sociale.

Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Burim Karameta, ka thënë se kjo marrëveshje bashkëpunimi me këtë institucion arsimor po vije në kohën kur komuna është shumë e angazhuar në projektet e mirëqenies sociale.  Karameta, ka shtuar se kjo ndihmesë në planin akademik dhe teknik është më se e nevojshme ngase plotëson nevojat tona.”Marrëveshja specifikon fushat e bashkëpunimit në rrafshin social. Ne do ta shfrytëzojmë potencialin akademik të këtij institucioni për projektet tona”.

Ndërsa ndihmesa e jonë fokusohet në ofrimin e kapaciteteve tona për punë praktike të studentëve të shkencave sociale me qëllim të ngritjes profesionale të tyre”, ka thënë Karameta.

Në anën tjetër, zyrtarët e Kolegji AAB kanë thënë se kjo marrëveshje hyn në kuadër të një bashkëpunimi që ky institucion i dijes i ka edhe me drejtoritë tjera.  Drejtori i degës së Kolegji AAB në Ferizaj,  MedainHashani,  ka vënë në dukje se në kuadër të këtij institucioni funksionon drejtimi Përkujdesja dhe Mirëqenia e Fëmijëve, dhe me këtë është menduar që këta studentë krahas praktikës nëpër institucionet shkollore, në të njëjtën kohë edhe në programin për punë sociale të japin kontributin e tyre nga niveli akademik që mësojnë, në nivelin praktik.

“Ne si institucion jemi duke i mbështetur dhe do t’i mbështesim të gjitha rastet sociale që studiojnë në Kolegjin AAB. Ata i kanë përqindjet e caktuara për studime në këtë universitet, po ashtu me kuadro do t’i mbështesim edhe në realizimin e të gjitha objektivave që dalin nga kjo drejtori. Ne kemi potencial të bollshëm akademik dhe teknik për t’i mbështetur të gjitha projektet e tyre”, ka nënvizuar MedainHashani.

Ky bashkëpunimi ndërinstitucional do të jetë pa kompensim material, gjë që e bënë edhe më serioze këtë marrëveshje kanë thënë akterët e saj.

“Kjo e tregon tërë seriozitetin e marrëveshjes që do të thotë se nuk bëhet fjalë për anën materiale por për aspektet humane”, ka shtuar Hashani. Ndërsa drejtori i DShMS, Burim Karameta, ka spikatur se ky bashkëpunim në fushën e projekteve do ta bëjë edhe më të lehtë përfitimin e donacioneve nga organizatat e ndryshme.

Ndryshe, u bë e ditur se edhe më parë Qendra për Punë Sociale e Ferizajt ka pasur një bashkëpunim me Kolegjin AAB në fushën e hulumtimeve sociale.

Share: