Kolegji AAB dhe Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës me marrëveshje bashkëpunimi

14 Dhjetor 2021

Ёshtë arritur marrëveshje bashkëpunimi mes Kolegjit AAB dhe Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, përmes së cilës zotohen të konkretizojnë format e ndryshme të bashkëpunimit që do të jenë me interes të përbashkët të këtyre dy institucioneve.

Qëllimi i marrëveshjes së arritur synon bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e diplomacisë dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare dhe të disiplinave të tjera akademike.

Poashtu, të dy institucionet do të bashkëpunojnë reciprokisht dhe do t’i ofrojnë njëra tjetrës ndihmën e duhur gjatë organizimit të ngjarjeve me interes të përbashkët.

Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Kolegjit AAB nga rektori i Kolegjit AAB, Dr.sc. Bujar Demjaha dhe drejtori i përgjithshëm i Akademise Diplomatike, Ambasador Sabri Kiçmari.

Share: