Kolegji AAB dhe Arcus Security L.L.C nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin profesional të studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike

3 Prill 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB ka zgjeruar bashkëpunimet profesionale duke nënshkruar një marrëveshje me kompaninë “Arcus Security L.L.C”, një hap që pritet të ndikojë në avancimin profesional të studentëve.

Kjo marrëveshje e nënshkruar nga drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Behar Fazliu, ka për qëllim të ofrojë mundësi konkrete zhvillimi për studentët në fushën e teknologjisë.

Përmes këtij partneriteti, studentët do të kenë mundësi të përfshihen në projekte dhe aktivitete të përbashkëta, si dhe të marrin pjesë në trajnime në fushën e Sigurisë Kibernetike.

Në këtë mënyrë, ata do të përfitojnë jo vetëm njohuri teorike, por edhe përvojë praktike që i përgatitë për karrierën në nivel profesional.

Share: