Kolegji AAB dhe “Cacttus Education” me marrëveshje bashkëpunimi

10 Dhjetor 2021

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në AAB dhe “Cacttus Education” kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, e cila përfshin bashkërendimin dhe njohjen e dyanshme të programeve, mobilitetin e ligjëruesve dhe studentëve, projekte dhe aktivitete të përbashkëta me interes edukativ dhe shkencor.

Ky bashkëpunim u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, prof. Jusuf Qarkaxhija dhe Drejtori Ekzekutiv i “Cacttus Education”, z.Besim Ilazi.

Derisa, në kuadër te bashkëpunimit si mysafirë ligjërues nga kompania në fjalë ishin Rrezarta Pllana dhe Naim Sulejmani me temën: “MICROservices and DATAbases: the main challenges, new concepts of DATA – science, engineering, analytics”.

Share: