Kolegji AAB dhe FKKSS i Universitetit të Sarajevës, shënuan simbolikisht dekadën e parë të bashkëpunimit

23 Nëntor 2016

Me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të bashkëpunimit në mes të Kolegjit AAB dhe Fakultetit për Kriminalistikë, Kriminologji e Studime të Sigurisë të Universitetit të Sarajevës, në ambientet e AAB-së u mbajt një ceremoni simbolike.

Me këtë rast Kolegji AAB, u nderua me mirënjohje të veçantë nga dekani i Fakultetit për Kriminalistikë, Kriminologji e Studime të Sigurisë të Universitetit të Sarajevës, prof. dr.  Nedžad Korajlić.

Rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa,  u shpreh me këtë rast se  vetëm bashkëpunimet e mirëfillta dhe të vendosura mbi bazat e shëndosha akademike mund të kenë pas një jetëgjatësi të tillë.  “Për pesë vjet me radhë me Universitetin e Sarajevës, Fakultetin për Kriminalistikë, Kriminologji e Studime të Sigurisë, ne kemi organizuar mësim të përbashkët në ambientet e AAB-së, dhe në fund të gjithë studentët kanë marrë diploma të dyfishta të Fakultetit për Kriminalistikë, Kriminologji e Studime të Sigurisë dhe të Kolegjit AAB”, ka thënë rektori Tafa,duke falënderuar edhe dy dekanët paraprak dhe në veçanti dekanin aktual  të FKKSS, prof. dr. Nedžad  Korajlić.

Ndërsa,prof. dr. Nedžad Korajlić, tha se me AAB kanë një bashkëpunim në të gjitha sektorët, dhe se ndihet i nderuar që në emër të Universitetit të Sarajevës ndan këtë mirënjohje.

“Është shumë kënaqësi që për 10 vjet Fakulteti për Kriminalistikë, Kriminologji e Studime të Sigurisë i Universiteti të Sarajevës ka një bashkëpunim korrekt me Kolegjin AAB. Jam ilidhur emocionalisht me këtë shtëpi dhe me njerëzit që punojnë këtu,  prandaj në shenjë bashkëpunimi ndëruniversitar që kemi dhe që do të vazhdojmë me Kolegjin AAB, simbolikisht e ndamë këtë mirënjohje”, tha ai.

Rektorit Tafa gjithashtu iu dhurua edhe  ID e Universitetit të Sarajevës,  e cila u tha se është e para ID që i jepet një personaliteti jashtë Universitetit të Sarajevës.

Ndërsa rektori Tafa,  ka thënë se duke qenë i sigurt  se Korajlić është mik I madh I Kosovës dhe I Prishtinës, kemi menduar që t’ia dhurojmë simbolin e qytetit të Prishtinës “Hyjneshën në Front” .

Kjo mirënjohje u nda në një ceremoni solemne dhe në prani të menaxhmentit dhe stafit akademik të Kolegjit AAB.

Share: