Kolegji AAB dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore drejt projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta

16 Mars 2026

Një hap i ri bashkëpunimi është shënuar ndërmjet Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB dhe Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), përmes nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi.

Kjo marrëveshje synon realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që lidhen me zhvillimin profesional të studentëve dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e ekonomisë. Po ashtu, përmes këtij bashkëpunimi do të organizohen trajnime dhe seminare, si dhe do të zhvillohen projekte kërkimore mbi tema me interes të përbashkët.

Studentët e Fakultetit Ekonomik do të kenë mundësi të përfitojnë nga praktikat profesionale në Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, ndërsa përfaqësues të këtij institucioni do të angazhohen në aktivitete të ndryshme akademike si ligjërues të ftuar.

Përmes kësaj marrëveshjeje synohet zgjerimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe krijimi i mundësive të reja për projekte dhe aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

Share: