Është zhvilluar takim pune mes dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija dhe profesorit nga ky fakultet Laurik Helshani në kompaninë “CoinCraft & Co”.
Qëllimi i këtij takimi ishte për të parë mundësitë e realizimit të praktikës nga studentët, ndërsa si hap i parë i bashkëpunimit ishte një ligjëratë nga përfaqësuesit e kompanisë për studentët.
Kjo ligjëratë u mbajt nga Uran Shushka dhe Arbër Arifi, të cilët treguan projektet aktuale dhe ftuan studentët të aplikojnë për vendet e lira të punës.