Kolegji AAB dhe kompania “CoinCraft & Co” nisin hapat e parë të bashkëpunimit me takime dhe ligjëratë

19 Prill 2024
AAB College and the company "CoinCraft & Co" start the first steps of cooperation with meetings and lectures

Është zhvilluar takim pune mes dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija dhe profesorit nga ky fakultet Laurik Helshani në kompaninë “CoinCraft & Co”.

Qëllimi i këtij takimi ishte për të parë mundësitë e realizimit të praktikës nga studentët, ndërsa si hap i parë i bashkëpunimit ishte një ligjëratë nga përfaqësuesit e kompanisë për studentët.

Kjo ligjëratë u mbajt nga Uran Shushka dhe Arbër Arifi, të cilët treguan projektet aktuale dhe ftuan studentët të aplikojnë për vendet e lira të punës.

Share: