Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë teknologjike Agilyti, si hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm dhe strategjik.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i një bashkëpunimi gjithëpërfshirës që lidh akademinë dhe inovacionin teknologjik.
Përmes partneritetit palët synojnë të zhvillojnë projekte të përbashkëta kërkimore; organizimin e konferencave; aktivitete të përbashkëta; mentorim i studentëve dhe studiuesve të rinj, etj.
Bashkëpunimi gjithashtu mëton që programet akademike të jenë në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe kërkesat e tregut të punës, për ta lehtësuar punësimin e studentëve.