Një sërë veprimtarish me interes të përbashkët ka bashkuar Kolegjin AAB me Komunën e Drenasit. Këto dy institucione nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim ndërinstitucional në sferat që ndihmojnë njëra tjetrën.
Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga zv/rektori i Kolegjit AAB, z. Shemsedin Vehapi dhe kryetari i Drenasit, z.Ramiz Lladrovci, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.
Marrëveshja përfshinë edhe kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës e Prizrenit e vizita të ndërsjella të të dy institucioneve.
AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës e Drenasit, në cilindo nga programet e studimit, si dhe pika të tjera që janë në interesin e përbashkët ndërinstitucional.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në zyrat e Komunës së Drenasit, ku pos kryetarit Lladrovci, të pranishëm ishin edhe nënkryetari i komunës z.Gani Sylaj, drejtori i DKA-së z.Tafil Halilaj dhe shefi i DKA-së Agim Kastrati.
Kujtojmë se Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.