Me qëllim të zhvillimit, promovimit të bashkëpunimit profesional dhe akademik në mes të dy institucioneve, Kolegji AAB dhe Komuna e Fushë Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja u nënshkrua mes rektorit të Kolegjit AAB, z. Lulzim Tafa dhe kryetarit të Fushë Kosovës, Burim Berisha.
Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.
Marrëveshja përfshinë edhe kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës e Fushë Kosovës e vizita të ndërsjella të të dy institucioneve.
AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës e Fushë Kosovës, në cilindo nga programet e studimit, si dhe pika të tjera që janë në interesin e përbashkët ndërinstitucional.
Kujtojmë se Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.