Kolegji AAB dhe Komuna e Istogut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

6 Qershor 2018

Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim me interesat e përbashkëta, Kolegji AAB dhe Komuna e Istogut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në sferat që ndihmojnë njëra tjetrën.

Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga prorektori për shkencë i Kolegjit AAB, z. Hasan Saliu dhe kryetari i Istogut, z. Haki Rugova, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshinë edhe kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës së Istogut si dhe e vizita të ndërsjella të të dy institucioneve.

Kolegji AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës së Istogut, në cilindo nga programet e studimit, si dhe pika të tjera që janë në interesin e përbashkët ndërinstitucional.

Kujtojmë se Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.

Share: