Kolegji AAB dhe Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

17 Maj 2018

Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në pajtim me interesat e përbashkëta, Kolegji AAB dhe Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshin: promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës e Vitisë e vizita të ndërsjella të të dy institucioneve. AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës e Vitisë, në cilindo nga programet e studimit, si dhe pika të tjera që janë në interesin e përbashkët ndërinstitucional.

Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa dhe kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.

Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.

Share: