Kolegji AAB dhe KVUD nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

19 Mars 2026

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB dhe Kosovarischer Verband zur Unterstützung der Deutschlehrkräfte, KVUD (Shoqata Kosovare për Mbështetjen e Mësimdhënësve të Gjermanishtes), kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi.

Në kuadër të këtij partneriteti, KVUD në cilësinë e organizatorit dhe Kolegji AAB si nikoqir, do të mbajnë konferencën e parë kushtuar mësimdhënësve të gjuhës gjermane në Kosovë. Konferenca do të zhvillohet më 6 qershor 2026 në ambientet e Kolegjit AAB në Prishtinë, me temën: “Zukunft des Deutschunterrichts im Kosovo – Innovation, Qualität und Vernetzung” (E ardhmja e mësimdhënies së gjuhës gjermane në Kosovë – Inovacion, Cilësi dhe Rrjetëzim).

Marrëveshja u nënshkrua nga Assist. Prof. Dr. Aida Alla, Dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB dhe Prof. Ilir Lenjani, Kryetar i KVUD-së, në cilësinë e organizatorit të konferencës.

Share: