Kolegji AAB dhe OJQ “Klubi Dëshira” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

29 Mars 2019

Bazuar në nevojat për të përgatitur studentët për tregun e punës në fushat që lidhen me shërbimet psikologjike, Kolegji AAB dhe OJQ “Klubi Dëshira”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit është promovimi i aftësimit profesional të studentëve të Fakultetit të Psikologjisë, në fushat që lidhet me shërbimet e ofruara nga OJQ ”Klubi Dëshira”.

Me këtë rast, studentët e Fakultetit të Psikologjisë praktikën profesionale tash e tutje mund ta kryejnë edhe pranë kësaj organizate.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga prorektorja, Venera Llunji dhe nga Nusret Shillova, përfaqësues i OJQ ”Klubi Dëshira”.

Studentët që përzgjidhen për të kryer punën praktike në këtë organizatë, duhet të kenë të kryer së paku vitin e dytë të studimeve bachelor.

 

 

Share: