Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, tashmë do të kenë mundësi të kryejnë punën praktike profesionale edhe në organizatën “Open Data Kosova”. Kjo, pasi këto dy institucione sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në sferat që ndihmojnë njëra tjetrën.
Kjo marrëveshje e bashkëpunimit e cila ka për qëllim realizimin e punës praktike të studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB në “Open Data Kosova”, u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, prof. Jusuf Qarkaxhija dhe Drejtoresha Ekzekutive e “Open Data Kosova” Blerta Thaqi.
Dekani Qarkaxhija falënderoi drejtoreshën Thaqi për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Kolegjin AAB, duke thënë se AAB do të angazhohet me të gjitha kapacitetet që ka, që kjo marrëveshje bashkëpunimi të gjejë implementim sa më të suksesshëm.