Me qëllim të zhvillimit, promovimit të bashkëpunimit profesional dhe akademik në mes të dy institucioneve, Kolegji AAB dhe Posta e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është që të krijojë partneritet në mes të të dyja palëve në fushën profesionale, me qëllim të realizimit të objektivave strategjike.
Marrëveshja u nënshkrua mes rektorit të Kolegjit AAB, z. Lulzim Tafa dhe kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës, z. Sejdi Hoxha.
Me këtë rast rektori Tafa falënderoi z.Hoxha për bashkëpunimin e vazhdueshëm që Posta e Kosovës ka shfaqur karshi Kolegjit AAB.
Rektori Tafa tha se do t’i angazhojnë ekipet nga sektoret përkatëse brenda Kolegjit AAB që do të kujdesen për implementimin sa më të suksesshëm të dispozitave të kësaj marrëveshjeje.
Në anën tjetër z. Hoxha potencoi se kjo marrëveshje e bashkëpunimit target kryesor ka studentët e Kolegji AAB të të gjitha departamenteve me qëllim kryerjen e praktikave profesionale dhe njohjen më për së afërmi të punës që bëhet në këtë ndërmarrjeje.
“Ne do t’u krijojmë të gjithë studentëve të AAB-së hapësirë për punë praktike, sepse një pjesë e madhe e programeve të Kolegjit AAB gjejnë zbatueshmëri në Postën e Kosovës. Kjo do të jetë një mundësi e mirë që studentët të njohin më për së afërmi punën e ndërmarrjes sonë”, tha Hoxha.
Kujtojmë se Kolegjit AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.