Me rastin e Ditës Botërore të Sindromës Down, Fakulteti i Shkencave Sociale, Unioni Studentor dhe Shoqata Down Syndrome Kosova (DSK) kanë realizuar një aktivitet sensibilizues.
Në këtë aktivitet janë shitur kartolina në mënyrë që të ndihmohen personat me sindromë down, të cilat janë në shitje deri me 22 mars në zyrën e Unionit Studentor në Kolegjin AAB.
Çmimi për këto kartolina është 1 euro, ndërsa përmes tyre shfaqet edhe potenciali i personave me sindromë down përveç mbështetjes së shërbimeve ndaj tyre me shuma simbolike.