Kolegji AAB në bashkëpunim me SHPIK – Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës, do të sjellin programin unik të mentorimit të gjeneratave të reja të grave udhëheqëse, me mentor të spikatur vendor e ndërkombëtar.
Të gjithë studentët e vitit të tretë bachelor dhe master të Kolegjit AAB, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit “TechLead(H)er”, i cili është një program i mentorimit, i dizajnuar enkas për të përkrahur gjeneratat e reja të grave udhëheqëse në TIK.
TechLead(H)er është një mundësi e shkëlqyer për gratë dhe vajzat e përfshira në sektorin e TIK-ut që të zhvillojnë aftësitë e tyre menaxhuese, të mësojnë nga mentorë të spikatur vendor e ndërkombëtar dhe të çojnë karrierën e tyre në një nivel tjetër.