Kolegji AAB dhe SHPIK sjellin programin unik “TechLead(H)er” të mentorimit të gjeneratave të reja të grave udhëheqëse

24 Mars 2023
AAB College and SHPIK bring the unique "TechLead(H)er" program of mentoring new generations of women leaders

Kolegji AAB në bashkëpunim me SHPIK – Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës, do të sjellin programin unik të mentorimit të gjeneratave të reja të grave udhëheqëse, me mentor të spikatur vendor e ndërkombëtar.

Të gjithë studentët e vitit të tretë bachelor dhe master të Kolegjit AAB, mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e programit “TechLead(H)er”, i cili është një program i mentorimit, i dizajnuar enkas për të përkrahur gjeneratat e reja të grave udhëheqëse në TIK.

LINKU PËR APLKIM

TechLead(H)er është një mundësi e shkëlqyer për gratë dhe vajzat e përfshira në sektorin e TIK-ut që të zhvillojnë aftësitë e tyre menaxhuese, të mësojnë nga mentorë të spikatur vendor e ndërkombëtar dhe të çojnë karrierën e tyre në një nivel tjetër.

Share: