Me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit në sferën e botimeve dhe në pajtim me qëllimet dhe interesat e përbashkëta, në ambientet e Bibliotekës së Kolegjit AAB, Shtëpia Botuese AAB dhe Shtëpia Botuese “Albas”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja u nënshkrua mes drejtorit të e Shtëpisë Botuese AAB, z. Urim Sallauka dhe menaxherit të Shtëpisë Botuese “Albas”, z. Fatlum Hetemi.
Drejtori Sallauka dhe menaxheri Hetemi u pajtuan se me këtë marrëveshje bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve do të ndihmohet libri dhe se kjo është një mundësi e artë për të gjithë botuesit, pasi që sipas tyre, ambienti universitar siç është AAB me hapësira moderne, është vendi më i mirë ku mund të promovohet një libër.
Kjo marrëveshje e bashkëpunimit që u nënshkrua mes Shtëpisë Botuese AAB dhe Shtëpisë Botuese “Albas” përfshinë: Promovimin e librave në mjediset e Kolegjit AAB të Shtëpisë Botuese ” Albas “, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale dhe akademike, shfrytëzim të hapësirave (Teatri, amfiteatri, salla të tjera) si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.
Po ashtu, marrëveshja përfshin edhe pjesëmarrjen e kësaj shtëpie botuese në panairet e librit, të cilat i organizon Kolegji AAB.
Kujtojmë se Kolegjit AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa shtëpi botuese mbarë kombëtare, brenda dhe jashtë Kosovës.