Fakulteti i Infermierisë do të organizojë aktivitetin e radhës në kuadër të trajnimeve të planifikuara me Universitetin “Dokuz Eylül” në Turqi.
Ligjërata me temën “Knowledge of Patients with Hypertension About Lifestyle, Compliance with Medications and Complications of Hypertension in Kosovo”, do të mbahet nga prof. Elizabeta Sheremetaj. Derisa nga universiteti turk “Dokuz Eylül”, Dilek Sezgin do flasë në lidhje me temën “Nursing Care Management of Patients with Pulmonary Arterial Hypertension”.
Aktiviteti mbahet me 27 tetor në orën 12:30-14:00, kurse qëllimi i këtij trajnimi është përfshirja e studentëve të Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB në praktikat më moderne në shëndetësi dhe njohjen me hierarkinë e sistemit shëndetësor në vende të ndryshme të botës.