Kanë vazhduar takimet e dekanëve dhe profesorëve të Kolegjit AAB në Universitetin e Caen-it në Francë. Në ditën e pestë të vizitës së tyre zyrtare në këtë universitet francez, dekani i Juridikut, Mentor Lecaj, ai i Kulturës Fizike, Fatmir Pireva, i Komunikimit Masiv, Hasan Saliu si dhe profesorët e Fakutetit të Gjuhëve të Huaja, Uranela Demaj dhe Fatmir Ramadani, kanë realizuar një sërë takimesh me homologët e tyre francezë.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit AAB dhe Universitetit Caen, konkretisht për mundësinë e programeve të dyfishta ndërmjet dy institucioneve si dhe shkëmbimin e studentëve të fakulteteve respektive, si e atyre të AAB-së në Francë, ashtu edhe e atyre francezë të mundin të ndjekin një semestër në Kolegjin AAB.
AAB dhe Universiteti Caen deri më tani kanë realizuar disa marrëveshje të përbashkëta të cilat janë duke u realizuar.