Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB po zhvillon ligërata të përbashkëta në dy lëndë me fakultetin homolog nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia në Finlandë.
Këto ligjërata po zhvillohen në lëndët “Hyrje në baza të dhënave” nga profesori Keijo Kuosmanen, si dhe lëndën “Kriptografia dhe siguria e informacionit” nga profesori Avni Pllana.
Në këtë mënyrë ligjëratat do të zhvillohen deri me 8 prill, kur edhe përfundon semestri në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Savonia, Finlandë.