Me ftesë të dekanatit të Fakultetit të Psikologjisë të Kolegji AAB, Prof. Dr. Neki Juniku mbajti një ligjëratë para studentëve të këtij fakulteti. Gjatë kësaj ligjërate, Prof. Juniku foli për hapat e parë të zhvillimit të fushës së Psikologjisë në Kosovë, për vështirësitë në sendërtimin e këtij profesioni në vendin tonë, si dhe për mundësitë dhë sfidat që e presin këtë profesion në të ardhmen.
Me këtë rast, Kolegji AAB e nderoi me mirënjohje profesorin Neki Juniku për kontributin e tij madhor në zhvillimin e fushës së Psikologjisë në Kosovë dhe për angazhimin e tij në themelimin e Fakultetit të Psikologjisë në kuadër të Kolegjit AAB.