Kolegji AAB do të mbështesë financiarisht dy projekte studentore të përzgjedhura për semestrin dimëror 2025/2026.
Kontratat u nënshkruan nga Prorektori për Financa, Prof. Assoc. Dr. Gëzim Shabani, dhe studentët udhëheqës: Arlinda Bajqinca Tahiri nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Bledion Mehmeti nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.
Projektet janë përzgjedhur nga një komision profesional që ka vlerësuar idetë me potencial për të sjellë ndikim pozitiv në komunitet, për të avancuar njohuritë praktike të studentëve dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërdisiplinor.
Gjatë zbatimit, studentët do të mbështeten nga profesorët Jeton Brajshori dhe Engin Melekoglu, të cilët do të ofrojnë udhëzime profesionale për të siguruar realizimin me sukses të iniciativave studentore.
Zyra e Projekteve do të monitorojë nga afër ecurinë e projekteve dhe do të ofrojë mbështetje të vazhdueshme gjatë gjithë procesit të implementimit.


