Kolegji AAB gjithnjë e më shumë pranë kërkesave të tregut të punës

2 Prill 2024
AAB College more and more close to the demands of the labor market

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB është i pari në Kosovë që integron teknologjinë e profesionalizuar në lëndët e përkthimit. Prej sot, studentët e Departamentit të Gjuhës Angleze do të trajnohen se si të përdorin software-in “Trados Studio”, duke plotësuar kështu një kërkesë themelore të tregut të punës të paracaktuar nga BE-ja.

Marrja e licencës së “Trados Studio” u bë e mundur falë bashkëpunimit me partnerët e industrisë, më specifikisht me kompaninë “TranKos Consulting”, e cila ndërmjetësoj këtë marrëveshje me kompaninë “RWS Group”.

Në ditën e parë të trajnimit, drejtori i “Trados” Afrim Hyseni ndër të tjera u shpreh se tashmë AAB ofron të njëjtin shërbim si universitetet e tjera europiane. Dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Aida Alla inkurajoi studentët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi sa më shumë.

Një ndër prioritetet e Kolegjit AAB është harmonizimi i programeve studimore me kërkesat e tregut të punës, duke e mbështetur atë edhe me infrastrukturën teknologjike të përshtatshme. Në këtë mënyrë, studentët kontribuojnë në tregun e punës me specializimin e duhur.

Share: