Kolegji AAB hap dyert për Samitin Ndërkombëtar të Paqes 2023

13 Shkurt 2023
AAB College opens doors for International Peace Summit 2023

Organizata Botërore e Ambasadorëve të Paqes (WOA), ka mbajtur Samitin Ndërkombëtar të Paqes në Kolegjin AAB, ku morën pjesë figura të rëndësishme e të njohura në botë. Duke filluar nga kancelari evropian Giussepe Prete, ambasadori i shumëfishtë i paqes Eric Leyvraz, drejtori regjional i WOA, Rabit Sadiku, me shumë përfaqësues të tjerë nga vende të ndryshme si Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Në samit morën pjesë edhe komunitetet fetare, artistike e kulturore, të cilat vlerësuan rolin e paqes në shoqëri duke thënë se bota ka nevojë për solidaritet dhe harmoni mes njerëzve.

Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, njëherazi ambasador i paqes, me një fjalë përshëndetëse uroi të pranishmit në samit duke shtuar se është nder dhe privilegj mbajtja e një organizimi të tillë në një institucion arsimor.

“Ndihem i privilegjuar që sot ky samit hapet në një ambient kaq të mrekullueshëm, të rrethuar me njerëz të paqes, dijes e shkencës”, u shpreh drejtori regjional i Organizatës Botërore të Ambasadorëve të Paqes, Rabit Sadiku.

Në fund të samitit u bë zgjedhja e ambasadorëve të rinj të paqes, e shoqëruar nga fjala përmbyllëse e samitit.

Share: