Kolegji AAB fton studentët, stafin akademik dhe studiuesit e interesuar të aplikojnë për pjesëmarrje në programin ndërkombëtar Erasmus+ Blended Intensive Programme (BIP) me temën:
“Beyond Preservation: Digital Twins, Heritage Representation, and the Future of Cultural Memory”
Programi organizohet nga Istanbul Esenyurt University në Turqi dhe synon të eksplorojë ndërthurjen e trashëgimisë kulturore me teknologjitë digjitale, duke trajtuar rolin e “digital twins” në ruajtjen, dokumentimin dhe përfaqësimin e trashëgimisë kulturore.
Komponenti online: 20–24 korrik 2026
Komponenti fizik: 27–31 korrik 2026
Vendndodhja: Stamboll, Turqi
Programi ofron:
– Ligjërata akademike mbi konservimin e trashëgimisë kulturore dhe trashëgiminë digjitale;
– Punëtori praktike në dokumentim digjital, fotogrametri dhe modelim 3D;
– Trajnime në Unreal Engine dhe krijimin e “Digital Twins”;
– Vizita studimore dhe punë në terren në zonat historike të Stambollit;
– Bashkëpunim ndërkombëtar me studentë dhe studiues nga universitete partnere evropiane.
Temat kryesore përfshijnë:
– Kalimin nga ruajtja fizike drejt vazhdimësisë digjitale;
– Digital Twins si një shtresë e re e konservimit;
– Autenticiteti dhe përfaqësimi digjital i trashëgimisë;
– Trashëgimia në rrezik dhe sfidat bashkëkohore;
– Arkivat digjitale dhe memoria kolektive;
– Modelimi 3D dhe vizualizimi digjital.
Programi është veçanërisht i përshtatshëm për studentët dhe studiuesit e fushave të Arkitekturës, si dhe për ata që merren me studime të identitetit, kujtesës kolektive, trashëgimisë kulturore, migrimit dhe teknologjive digjitale. Inkurajohen veçanërisht aplikimet nga studentët e nivelit Master dhe PhD, si dhe nga stafi akademik.
Afati i fundit për aplikim: 11 qershor 2026
Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e tyre: CV, letër motivimi, transkriptë të notave (për studentët) në adresat elektronike: [email protected]; [email protected]
Mos e humbni mundësinë për të qenë pjesë e një eksperience ndërkombëtare që bashkon trashëgiminë kulturore me inovacionin digjital!