Kolegji AAB i bashkohet Karvanit të Ditës Botërore të Poezisë

22 Mars 2018

Kolegji AAB edhe këtë vit iu bashkua karvanit të aktiviteteve të shumta në mbarë botën të cilat shënuan  Ditën Botërore të Poezisë, 21 Marsin. Për të përkrahur këtë datë të rëndësishme për dijen, artin e kulturën,  Fakulteti i  Shkencave Sociale bashkë me studentët e tij, organizuan aktivitet me karakter  sensibilizues  e edukues i cili kishte për qëllim kutivimin e dashurisë për poezinë  dhe librin.

Aktiviteti u realizua në Kopshtin e Fëmijëve “Nina” në Mitrovicë , me ç’ rast studentë entuziastë e të pëgatitur me profesionalitet nga mësimdhënës  të fakultetit,  shfaqën aftësitë e tyre profesionale duke konfirmuar se Kolegji AAB është institucion i cili në kontinuitet  përgatitë  kuadro profesionale  dhe konkurrentë seriozë  me kritere europiane. 

Drejtoresha e Kopshtit Agnesa Shipoli  bashkë me stafin dhe  fëmijët e kopshtit, u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin dhe ndanë falenderimet e tyre për Kolegjin.

Aktiviteti u koordinua nga prof. Alberita Bytyqi, përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve të studentëve.

Share: