Kolegji AAB mban konferencë rreth Diplomacisë Sportive

15 Mars 2022

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegji AAB në partneritet me Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Francës në Republikën e Kosovës, këtë të hënë ka mbajtur konferencë rreth diplomacisë sportive, e cila u organizua në kuadër të programit të përgatitjes për Lojërat olimpike dhe paralimpike që do të mbahen në Paris, në vitin 2024. Të pranishëm ishin Laurence Fisher, ambasadore e Francës për Sport, Liza Gashi, zv.ministre e Punëve të Jashtme të Diasporës, Marie Kristine Butell, ambasadore e Francës në Kosovë, Daulina Osmani, zv.ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Shemsedin Vehapi, prorektor në Kolegjin AAB.

Konferencën e hapi z. Vehapi i cili u shpreh se AAB ka një program masteri që lidhet me diplomacinë, ku në të ardhmen do të përgatisin profile edukative si dhe shprehu gatishmërinë e kolegjit për zhvillimin e talentëve të rinjë.

Ndërsa, për arritjet e sportistëve tanë në lojrat olimpike foli ambasadorja e francës për sport, Laurence Fisher.

“Më lejoni të falenderojë për medaljet dhe sukseset e mahnitshme të atleteve kosovare në xhudo, Majlinda, ku për herë të parë në lojërat olimpike u shpall medaliste e artë si dhe më lejoni të ju njoftojë se Franca do të jetë nikoqire e lojërave të ardhshme që do oraganizohen në vitin 2024, aty ku ne do të mundohemi të promovojmë sa më shumë vlerat e të rinjve në sport”.

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB vazhdimisht është duke organizuar konferenca të cilat kanë ndikim të drejtëpërdrejtë për të gjithë studentët e këtij fakulteti.

Share: