Kemi kënaqësinë e veçantë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar të Kolegjit AAB, për Letërsi “Ali Podrmija”.
Laureat i Çmimit Ndërkombëtar për Letërsi “Ali Podrmija”, për vitin 2015, është shkrimtari i shquar malazez, miku i madh i shqiptarëve dhe i Kosovës, Jevrem Bërkoviq.
Ceremonia solemne e dorëzimit të çmimit, laureatit Jevrem Bërkoviq, në praninë e krerëve të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të korit diplomatik në Kosovë, do të mbahet të enjten me 14 maj 2015, në amfiteatrin 1, objekti I të Kolegjit AAB, nga ora 09: 00 në Prishtinë.
Ftohet përfaqësuesi (ekipi) i medias suaj, që ta përcjellë këtë ceremoni.