KOLEGJI AAB NDAU DHJETËRA BURSA TË PLOTA NË PJESËN E PARË TË TESTIT NË PROGRAMIN E BURSAVE

1 Tetor 2019

Qindra aplikantë nga e gjithë Kosova morën pjesë në ditën e parë të testit vlerësues në kuadër të Programit të Bursave që AAB ka vendosur t’ i ndajë në afatin e dytë të regjistrimeve për nivelin bachelor. Dhjetëra nga ta përfituan bursa të plota njëvjeçare për studime.

Kjo mundësi u cilësua si jetësore nga nxënësit e shkollave të mesme, duke u shprehur të lumtur që edhe në vendin tonë nuk po mungojnë iniciativa dhe investime të tilla të cilat kontribuojnë për arsimimin e gjeneratave të reja. Maturantët pjesëmarrës theksuan dhe falënderuan Kolegjin AAB si dhe stafin akademik të cilët mundësuan që këto bursa të ofrohen pikërisht në kohën ku qëllimet kryesore për ta janë studimet cilësore si dhe motivimi për të vazhduar rrugën drejt realizimit të ëndrrave të tyre.

Investimet e tilla të vazhdueshme që janë bërë për pothuaj dy dekada të funksionimit e bëjnë Kolegjin AAB edhe këtë vit institucionin jo-publik më të madh dhe më të kërkuar nga të gjitha institucionet në vend e rajon. 

Edhe nesër (e premte, 27 shtator 2019), do të organizohet pjesa tjetër e testeve për bursa, ku pritet të marrin pjesë edhe qindra aplikantë të tjerë për programet e mbetura studimore.

Share: