Në një ceremoni të organizuar në këtë institucion arsimor, ku merrnin pjesë ministra, ambasadorë të vendeve të huaja të akredituar në Prishtinë, afaristë të vendit dhe të huaj, profesorë etj. Lobo Sosa shprehu falënderimet e tij për nderin që Kolegji AAB-Riinvest i ka bërë me rastin e dhënies së këtij titulli.
“Është nder për mua. Ky titull kushton shumë. Është hera e dytë që unë nderohem me këtë titull dhe ndihem krenarë që në një universitet prestigjioz siç është Kolegji AAB-Riinvest nderohem me titullin ‘Doctor Honoris Causa'”, u shpreh presidenti Lobo Sosa.
“Të gjithë njerëzit lindin të lirë, me identitet dhe me të drejta, andaj edhe Kosova ka të drejtë që të njihet ndërkombëtarisht si një vend i lirë dhe me të drejta të barabarta”, theksoi Lobo Sosa duke shtuar se njohja e pavarësia e Kosovës është e drejtë legjitime e saj. “Nuk është dhuratë pavarësia, ajo i takon Kosovës”.
Laudatori në emër të Komisionit të themeluar nga Senati për dhënien e titullit të nderit për presidentin honduras, Muhamet Sadiku, foli për jetën dhe veprimtarinë e z. Lobo Sosa.
“Meqenëse Kolegji AAB-Riinvest është kultivues i vlerave moderne akademike shkencore demokratike dhe civilizuese, ishte e natyrshme që të marrim këtë vendim të rëndësishëm për njeriun që diti t’i kuptojë aspiratat e popullit të vet, por edhe të popujve të tjerë”, tha Sadiku.
Sipas Sadikut, presidenti Porfirio Lobo Sosa njihet për merita të veçanta në zhvillimin e dijes, në promovimin e të arriturave kulturore e shkencore dhe të humanizmit.
“Ai ka dhënë kontribut në forcimin e paqes dhe mirëkuptimit midis popujve, e në veçanti presidenti Sosa njihet për zhvillimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Hondurasit”, theksoi Sadiku duke shtuar se Kolegji AAB-Riinvest është i nderuar të japë titullin “Doctor Honoris Causa”, duke qenë të bindur se vepra e presidentit i ka dhënë kuptimin e duhur dinjitetit dhe lirisë njerëzore në këto hapësira dhe nxitje të madhe zhvillimit demokratik të Houndurasit dhe kontribut të fuqishëm në bashkëpunimin, komunikimin dhe mirëkuptimin midis popujve dhe shteteve, posaçërisht në miqësinë e fortë midis Kosovës dhe Hondurasit”.
Ndërkaq, rektori i Kolegjit AAB-Riinvest Lulzim Tafa, tha se presidenti Sosa është shëndrruar në lobuesin më të madh për njohje të reja për vendin tonë, e që janë shumë të rëndësishme dhe me interes të jashtëzakonshëm.
“Jemi këtu për të nderuar kontributin e presidentit Lobo Sosa, i cili ka dhënë dhe po vazhdon të jap për vendin tonë, si dhe për të shprehur falenderimet tona. Presidenti Sosa është shëndrruar në lobuesin më të madh për njohje të reja për Kosovën, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe me interes të jashtëzakonshëm për ne”, theksoi ndër të tjera rektori Tafa.
Porfirio lobo Sosa (i lindur më 22 dhjetor 1947), i njohur si Pepe Lobo, është politikan honduran dhe shërbeu si president i Hondurasit nga 2010 deri 2014. Përveç postit të presidentit, Lobo Sosa ka mbajt edhe poste tjera shtetërore, si anëtar i partisë Kombëtare- konservatore, deputet në Kongresin Kombëtar Hondurasit nga 1990, president i Kongresit Kombëtar të Hondurasit nga 2002 deri 2006.
Lobo ka lindur në Trujillo dhe u rrit në La Empalizada, pranë Juticalpa, Olancho. Prindërit e tij janë Porfirio Lobo José López dhe Rosa Sosa Hernández de Lobo, të dy të vdekur. Babai i tij shërbeu si deputet në Kongresin Kombëtar në 1957 dhe ishte një udhëheqës i njohur politik në departamentin e Olancho.
Lobo ka ndjekur një shkollë katolike në Juticalpa, studimet në Institutin e San Franciskos e Tegucigalpa dhe pastaj në Universitetin e Miami në Shtetet e Bashkuara. Pas marrjes diplomë bachelor në administrim – biznesi nga Universiteti i Miami, ai u kthye në Honduras për të punuar në biznes bujqësor të familjes, dhe për të mësuar ekonominë politike dhe angleze në Institutin e Fraternidad La në Juticalpa për 11 vjet. Doktoroi në Universitetin Patrice Lumumba në Moskë, Rusi. Karriera politike e Porfirio Lobo ka filluar në moshën 19 vjeçare, si një udhëheqës politik në Olancho. Për 31 vjet disa organe politike, dhe të korporatave.