Rektori i Kolegjit AAB, Blerim Olluri dhe zv/rektori Ilir Bytyçi, kanë vizituar stendën e institucionit në Panairin e Librit, që po zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Gjatë vizitës ata u njohën nga afër me botimet akademike nga Shtëpia Botuese AAB, dhe materialet shkencore që po paraqiten në këtë edicion të panairit.
Stenda e Kolegjit AAB ka tërhequr interesim të madh nga vizitorët, dhe pjesëmarrja në këtë panair si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, është një mundësi e rëndësishme për afrim me komunitetin akademik dhe lexuesit.



