Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, e cila ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve për promovimin e arsimit e kërkimeve cilësor shkencore nëpërmjet të aktiviteteve të përbashkëta.
Kjo marrëveshje parasheh mundësimin e bashkëpunimit lidhur me organizimin konferencave shkencore, simpoziumeve, seminareve, aktivitete për ngjarjet dhe figurat historike, apo tema nga fusha e albanologjisë, trashëgimisë kulturore, historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, botime të përbashkëta, shkëmbimin e personelit, shkëmbimin e vizitave të organizuara tematike në të dyja institucionet, konkurrimin e përbashkët në projekte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar etj.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve me seli në Shkup, si institucion publik shkencor, është i pari dhe i vetmi në Republikën e Maqedonisë, i cili merret me ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e trashëgimisë kulturo-historike të shqiptarëve në këtë pjesë të Ballkanit.