Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin TUFS, Tokio

6 Mars 2023
AAB College signs cooperation agreement with TUFS University, Tokyo

Kolegji AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Tokyo University of Foreign Studies, në fushën e arsimit të lartë, fushën e edukimit të vazhdueshëm dhe shkëmbimin akademik ndërmjet dy institucioneve. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha dhe kryetari i TUFS, Kayoko Hayashi.

Dy palët janë dakorduar për të bashkëpunuar në zgjerimin e mundësive të edukimit të studentëve, por edhe për të kryer lloje të ndryshme aktivitetesh si: shkëmbimin e anëtarëve të stafit, studiuesve dhe studentëve; bashkëpunimin në kërkime/hulumtime dhe prezantime të rezultateve; veprimtari të tjera për të cilat bien dakord reciprokisht dy palët.

Share: